Aksion në lokalet e natës/ Kapet drogë dhe 3 balerina që prostituonin
Dritare.net
Specialistët e Seksionit për Narkotikët kanë arrestuar në flagrancë 5 shtetas:
-Arif Kostenja, 35 vjeç, banues në Tiranë
– Erjon Rrodhe, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë
– Hamdi Dërvishi, 21 vjeç, banues në Tiranë
– Elton Çeliku, 27 vjeç, banues në Tiranë
– Fatos Rama, 25 vjeç, banues në Tiranë
Gjatë kontrollit të territorit në vende të ndryshme të juridiksionit të Policisë Tiranë, si dhe lokalet e qytetit, këtyre shtetasve u janë konstatuar lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” dhe “Cannabis Sattiva”.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokainë”
– 10 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Cannabis Sattiva”
Gjithashtu, seksioni për Trafiqet e Paligjshme vë në pranga dy shtetas, një në kërkim Në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur të dokumentohet dhe goditet veprimtaria kriminale e “Trafikimit të personave të mitur” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 128/b dhe 115 të Kodit Penal.
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
- Xhonatan Terpollari, 21 vjeç, banues në Tiranë. ( Neni 128/b)
- Florian Bregu, 36 vjeç, banues në Tiranë. (Neni 115).
Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
-L. B, banues në Tiranë
Nga kontrolli i ushtruar në Night Club u konstatuan 3 vajza të cilat ishin punësuar si balerina. Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave më konkretisht shtetësja:
-M. D, 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion duke i siguruar klientët në ambientin e klubit. Ambjentet e këtij clubi ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionerëve shtetasi Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion. Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B, i cili është shpallur në kërkim.
Prostitucion ne lokalin e nates by lapsi-al