Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të një familjeje. Një makinë me pesë anëtarët brenda ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare. Mësohet se, kanë humbur jetën babai, nëna dhe vajza. Ndërkohë dy fëmijët e tjerë ndodhën në spital, në gjendje të rëndë./K.C/dritare.net