Aksident tragjik në Tiranë, vdes i moshuari
E Martë 3 Korrik 2018, 19:07
Dritare.net
Rreth mesditës së një dite më parë, i moshuari ishte duke ecur në rrugë në bulevardin “Zhan Dark”, kur u përplas nga një automjet tip “Benz” me targë “AA 909 FE” që drejtohej nga 21-vjeçari Vasilino Koli.
Pas aksidentit, i moshuari u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Gjatë orëve të natës, ai ndërroi jetë./d.m-dritare.net