Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident tragjik në Itali/ Ҫifti shqiptar përplaset me motor, vdes gruaja, burri në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Itali/ Ҫifti shqiptar përplaset me motor, vdes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Itali, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik ka vdekur një grua shqiptare dhe burri i saj është plagosur rëndë.

Mësohet se Denise Veliko, 35-vjeҫ dhe burri i saj Aleks Gjoka 40-vjeҫ, kanë qenë duke udhëtuar me motor për të shkuar tek fëmijët e tyre, teksa i ka përplasur një makinë, duke lënë të vdekur 35-vjeҫaren e plagosur rëndë bashkëshortin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën e njohur si Masone, në provincën e Genova./ dritare.net