Një 50-vjeçar humbi jetën mëngjesin e së enjtes në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, në fshatin Arameras. Një makinë tip Benz përplasi për vdekje 50-vjeçarin. Si pasojë e goditjes së rëndë, viktima, emri i të cilit nuk është zbuluar ndërroi jetë menjëherë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici./K.C/dritare.net