Aksident në Elbasan, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë
E Premte 29 Korrik 2016, 20:08
Dritare.net
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 50 vjeçar.
Sipas Shqiptarja.com, mjeti tip Ford ka përplasur biçikletën duke bërë që drejtuesi i saj të marrë plagë të rënda.
50 vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.