Aksident i rëndë, shoferi përplas këmbësorin dhe zhduket

Rreth orës 10 të mëngjesit të ditës së sotme në hyrje të Shkodrës tek vendi i quajtur “Bexhisteni” një makinë tip “Benz” ngjyrë e zezë ka përplasur një këmbësor.

Burri rreth moshës 55-60 vjeç ka qenë duke kaluar rrugën kur “Benz-i” e ka përplasur duke e lënë të shtrirë në tokë. Sipas dëshmitarëve për JOQ.al shoferi i “Benz-it” ka dalë nga makina dhe i është gjendur pranë të plagosurit.

LEXO DHE :  Lista me emrat kandidatë për kryeprokuror të vendit, mbërrin të mërkurën në parlament. Ja procedura!

I plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.