Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetë 63-vjeçari
Dritare.net
Një makinë u përplas me një motor dhe si pasojë, Arsen Çela 63 vjeç, banues në Orikum, ka humbur jetën.
Në një njoftimin paraprak lidhur me ngjarjen, policia lokale bën me dije se, ora shënonte rreth orës 17:00, kur në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur ‘Qafa e Luarit’, automjeti tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin V. B është përplasur me automjetin e markës ‘Honda’.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me inicialet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proceduralë të arrestimit të tij./A.C/dritare.net