Aksident i rëndë në Shkozet, humb jetën një person
E Premte 22 Nëntor 2019, 18:06
Dritare.net
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Shkozetit.
Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, ndërsa ky i fundit ka ndërruar jetë.
Është shoqëruar në komisariat shoferi 35-vjeçar, nërsa ende nuk dihet detajet e aksidentit, dhe identiteti i viktimës./ I.M-Dritare.net