Akademiku Rexhep Qosja: Rama dhe Kurti të kenë më shumë bashkëpunim
Dritare.net
Qosja gjithashtu e quan gabim të Bashkimit Europian moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa jep edhe një mesash për 75 vjetorin e çlirimit të vendit.
Akademiku i njohur ishte prezent në Tiranë, për promovimin e vëllimin e tetë të ditarit “Dëshmitar në kohë historike”, botuar nga Shtëpia Botuese “Toena”.
Profesor diçka për atë që po ndodh me politikën në dy anët e kufirit. Në Kosovë fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, ndërsa në Tiranë kemi një krizë politike. Çfarë po ndodh me shqiptarët sipas jush?
Rexhep Qosja: Fundi i shekullit 20 dhe fillimi i shekullit 21 ka sjellë ngjarje për shqiptarët, ngjarje që do të sjellin ndryshime të mira përparuese në të dyja anët e kufirit. Gjendja e sotme e popullit shqiptar në tërësi kërkon ndryshime . Për ato ndryshime fitoi në Kosovë lëvizja Vetvendosje e drejtuar nga Abin Kurti. Edhe në Shqipëri, lideri i PS-së, Edi Rama është një politikan intelektual , që ka premtuar ndryshime në jetën politiko-shoqërore-kombëtare shqiptare. Pikërisht pse ndryshojnë në formimin e tyre intelektual, me paraqitjet e tyre, me konceptet e tyre, me atë që duan të ndryshojnë, Rama e Kurti duhet te gjejnë një gjuhë më të përbashkët seç po e tregojnë sot. Mos të hedhin drejt njëri-tjetrit gjilpëra politike, por të krijojnë një gjuhë politike të përbashkët në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë.
A duhet të ketë një Shengen Ballkanik?
Rexhep Qosja: Me minishengen apo pa Minishengen këto vende të Ballkanit Perëndimor janë vetëm disa, ndërsa Ballkani është më i gjerë. Ekziston me shekuj. Edi Rama ka thënë në Beograd diçka që se ka thënë asnjë politikan shqiptar para tij. Diçka për Pavarësinë e Kosovës. Atë që ka thënë ai nuk e ndryshon kurrë, por e mbron. Unë do të dëshiroja që politikanët e sotëm të Kosovës, që kanë sjellë ndryshime, Albin Kurti që fitoi me ndryshimet që ka në program edhe Edi Rama që ndryshon nga modelet e politikanëve, të kenë një bashkëpunim më të dëshmuar në paraqitjet, mendimet edhe bashkëpunimet e tyre. Ai bashkëpunim, marrëveshje dhe mirëkuptim i tyre do të jetë në të mirë të Shqipërisë edhe të Kosovës, në të mirën e të gjithë Shqiptarëve, në të mirën e Shqipërisë së përbërë prej Shqipërisë edhe Kosovës së bashkuar
Rexhep Qosja: Si mendoni se do të ndikojë mos-hapja e negociatave për Shqipërinë?
Mos hapja e negociatave ishte një gabim i Bashkimit Europian. Unë shpresoj se këtë gabim BE-ja do ta korrigjojë.
A keni një mesazh për shqiptarët në 75 vjetorin e çlirimit të vendit?
Rexhep Qosja: Shqiptarët duhet të kuptojnë situatën historike në të cilën jemi. Kjo nuk është gjendje përfundimtare, por një gjendje që nuk ka marrë fund. Është një gjendje në zhvillim e sipër. Duhet të kuptojmë se ne jemi duke ndryshuar dhe duhet të ndryshojmë në të mirën tonë. 75-vjetori duhet të kuptohet si 75-vjetor i arritjes së madhe, të cilin ne duhet ta pasurojmë dhe ta çojmë përpara, me kontributet tona, me punën tonë, me përpjekjet tona, me mendimet tona, me ndjenjat tona, me bashkëpunimin tonë./ J.H/ Dritare.net