Air Albania dhe aeroporti i Vlorës shkelje e MSA, Hahn: Do të ketë kontrolle
E Enjte 4 Prill 2019, 13:01
Dritare.net
Eurodeputeti duke iu referuar mediave shqiptare shprehej se këto dy projekte bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre, shkruan "Panorama"
Në lidhje me këto dyshime ka reaguar edhe Komisioneri për zgjerim Johanes Hahn, i cili shprehet se Komisioni i kushton shumë rëndësi këtij aspekti dhe se në muajt në vijim është planifikuar një kontroll e verifikim i plotë e i përgjithshëm i këtyre e rasteve problematike me tenderat e konkurrencën./ I.M-Dritare.net