Ai vdiq 36 vjeç, por u bë baba 11 herë! Njihuni me fëmijët e shumtë të legjendës së muzikës, Bob Marley
Dritare.net
Bob kishte tre fëmijë me gruan e tij Rita Marley, ndërsa adoptoi dhe dy fëmijët e tjerë që ajo kishte nga lidhjet e mëparshme. Ashtu si për shumë muzikantë të tjerë të famshëm, edhe për Bobi thuher se ai ka qenë babai i më shumë fëmijëve, por këto pretendime nuk janë bazuar në prova konkrete, informon dritare.net.
Si çdo familje e madhe edhe fëmijët e Bob Marley kanë ndjekur një larmi pasionesh në jetën e tyre, por duhet thënë se muzika dominon tek shumë prej tyre. Madje mes tyre do të gjeni edhe emra të famshëm e shumë të pëlqyer, por që nuk u kishte shkuar mendja se baba kanë pikërisht të madhin Bob Marley, informon dritare.net.
Sharon
Sharon Marley lindi më 23 nëntor 1964. Ajo është këngëtare, balerin dhe kuratore. Sharon është vajza biologjike e Rita Marley dhe u birësua nga Bob Marley kur ata të dy u martuan. Sharon, tnai 54 vjeçe është e martuar dhe ka katër fëmijë me emrin Donisha, Ingemar, Matthew dhe Peter-Shane. Ajo praktikon yoga-n dhe mediton për 15 minuta në ditë.
Cedella
Cedella Marley ishte fëmija i parë që Bob pati me Ritën. Cedella Marley ndoqi një karrierë në fushën e modës dhe ka dizejnuar uniformat për ekipin olimpik të Xhamajkës në vitin 2012. Ajo gjithashtu ka punuar për Puma-n dhe Barneys në Nju Jork.
David aka Ziggy
David Nesta lindi në vitin 1968. Ai është djali më i madh i Bob Marley-t, i cili ka fituar vlerësim muzikor pa u ndikuar nga fama e të atit, së pari me “The Melody Makers” dhe më vonë si artist solo. Ziggy ka fituar pesë çmime Grammy në karrierën e tij, ka shkruar këngën për shfaqjen e fëmijëve "Arthur", madje ka publikuar dhe një libër komik, "Marijuanaman". Marley ka thënë se ai i ka vendosur vetë, vetes pseudonimin Ziggy sipas albumit të David Boëie "Ziggy Stardust", megjithëse biografët thonë se këtë pseudonim ia ka vënë i ati, Bob.
Stephen
Stephen është djali i dytë i Bob dhe Rita Marley. Ai është një muzikant që ka fituar disa çmime Grammy si dhe ka qenë pjesë e grupit “The Melody Makers” së bashku me vëllezërit e tij. Stephen ka punuar edhe me shumë artistë të tjerë si The Fugees, Michael Franti dhe Nelly.
Në foto/ Ziggy Marley, Robert "Robbie" Marley, Snoop Dogg, Rohan Marley.
Robert
Robert është djali i Bob Marley dhe Pat Williams. Ai ka zgjedhur të ketë një jetë private dhe nuk ka shumë informacione rreth tij.
Rohan
I lindur në vitin 1972 nga Janet Hunt, Rohan Marley është një muzikant dhe një ish-futbollist profesionist. Ai ka zhvilluar një karrierë si sipërmarrës dhe bashkëthemelues i linjës së veshjeve “Tuff Gong” dhe biznesin “Marley Café”. Ai ka pesë fëmijë me këngëtaren dhe aktoren e grupit “Fugees”, Lauryn Hill.
Karen- Vajza e Bob Marley dhe Janet Boëen, Karen e ka mbajtur jetën e saj jashtë syrit të publikut. ( s'ka foto)
Stephanie- është vajza e gruas së Bob Marley-t, Rita. Babai i saj është i panjohur. Ajo ndoqi rrugën e biznesit dhe aktualisht drejton ish-shtëpinë e pushimit në Bahamas, të cilën e ka shndërruar në një vend luksoz me emrin “ Marley Resort and Spa”. ( s'ka foto)
Julian
Djali i Lucy Pounder, Julian gjithashtu ka ndjekur hapat e babait të tij në muzikë. Ai ka performuar me vëllezirit e tij Ziggy, Stephen, dhe Damian dhe gjithashtu është nominuar për çmimet Grammy.
Ky-Mani
Është djali i kampiones së pingpongut, Anita Belnavis. Ky-Mani është i famshëm si muzikant i rrymës reggae deh gjithashtu edhe si aktor. Ai ka lujatur në filmat xhamajkan, "One Love" dhe "Shotta." Ky-Mani ka punuar me shumë artistë të njohur si të muzikës rap si Shaggy, Young Buck etj.
Damian aka Junior Gong
Djali më i vogël i Bobit dhe Cindy Breakspeare, ish “Miss Bota” dhe një muzikante e respektuar e muzikës xhaz. Damian, i cili njihet me nofkën "Junior Gong" është një muzikant i rrymës reggae dhe ka fituar tre çmime Grammy. Ai ka punuar me një grup artistësh të famshëm si Nas, Mick Jagger dhe Skrillex. J.H/dritare.net