Ahmetaj debaton ashpër me Rakipllarin: Mos guxo të akuzosh PS!

Debate të ashpra janë zhvilluar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 për situatën politike dhe zhvillimet në vend. Gazetari Robert Rakipllari referuar përgjimeve përmendi skemën e blerjes së votave duke akuzuar përfaqësues të PS-së. Nga ana tjetër ish-ministri Arben Ahmetaj i tha të mos guxonte të akuzonte PS-në, disa herë.

Ahmetaj: Të mbajë përgjegjësi çdo njeri, lëreni prokurorinë të nxjerrë përgjegjësit. Nuk mund të akuzoni një parti të tërë.

 

Rakipllari: E akuzoj që çke me të, sepse janë përfaqësues politikë të Partisë Socialiste.

LEXO DHE :  Mbyllen 7 Universitete në Kosovë, nuk plotësonin kushtet

Ahmetaj: Të lutem në respekt të gazetarisë tënde, mos guxo të akuzosh PS-në sepse është e rëndë ajo që bën dhe nuk e bazon. Si mund ta akuzosh, Partia Socialiste është partia më iluministe në Shqipëri, me gjithë difektet dhe gabimet që ka pasur.

Rakipllari: Lëre iluminizmin tani, Me Niçen e Shijakut me tregon iluminizmin ti mua.

Ahmetaj: Po ngatërron fenomene, po flasim për PS, që ka 752 mijë votues, jo mos e akuzo,e akuzove për skemë./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.