Agron Hoxha, KMSH: Ja kush e provokoi histerinë për mbulimin e Skënderbeut!

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun, pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar, thotë në emisionin #DritaremeRudinën, se çështja e mbulimit të figurës së Skënderbeut është një keqkuptim. Ai shton se kjo histeri është nisur qëllimisht nga disa portale, të cilat kanë publikuar fotot, për të  provokuar.

“E gjithë kjo histori është keqkuptim,  por gjuha e përdorur e kërcënimet për myslimanët në rrjetet sociale, është për të ardhur keq, madje disa prej tyre as nuk dinë të shkruajnë shqip. Çdo gazetar investigativ mund të zbulojë kush portal e hodhi i pari. Fillimisht fotot u hodhën në portale e ato e krijuan këtë histeri.

LEXO DHE :  Rama: Petrit Malaj është pozicionuar me shumicën për një teatër të ri

Ajo që na ligështoi është qëndrimi i disa figurave publike të njohura si Gjakmarkaj etj., të cilët i frynë jashtëzakonisht ngjarjes. Kjo la një shije të hidhur, ata duhet të kontaktonin me Komunitetit Mysliman për të mësuar të vërtetën, e jo të flasin kot.”/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.