Agim Hushi po dënohet me vdekje në publik!

Nga Denis Dyrnjaja

Duhet të mësohemi t’i lëmë të tjerët të shprehen si mendojnë qoftë dhe kur mendojnë ose shprehen gabim. Ndërsimi, sidomos ai populist dhe masivist nuk është mënyra e duhur dhe as zgjidhja. Agim Hushi dha një mesazh që ai ashtu e mendon. A është ai personi që duhet t’i thotë ato që ka thënë?! Kjo është relative, po aq sa ç’është relative të gjykojmë ne të tjerët, Agim Hushin për atë çfarë ai ka thënë. Mungon hapësira për ta lënë tjetrin të thotë mendimin e vet qoftë edhe gabim pa u paragjykuar ose sulmuar. Në diktaturë “me gijotinë publike'” dënoheshin njerëzit, sot me gijotinë publike linçohen njerëzit.

Kemi ndryshuar sistemin, por jo mendësinë. Le t’i lëmë njerëzit të mendojnë e shprehen si të duan, se kush bën atë që duhet për vendin dhe atdhedashuria nuk është çështje mesazhesh në Facebook e portale, është çështje vlerash dhe kontributesh! Ai bëri zgjedhjen e vet u largua e tha ato që mendoi. Personalisht mendoj që pas “akrobacive politike” pozicioni moralist i zotërisë në fjalë është disi i kompromentuar për të mbajtur një qëndrim publik, por nga ana tjetër brenda mesazhit të tij ka të vërteta që ne i dimë dhe kur i sheh nga jashtë Shqipërisë janë edhe më traumatike. Gjithsekush ka optikën e vet dhe perceptimin e vet për ngjarjet dhe zhvillimet e nuk duhet as paragjykuar, as denigruar, as fyer apo anatemuar. Ndaj është mirë mos merremi me koherencat e individëve që shkojnë e vijnë, mirë është të bëjmë Shqipërinë.

LEXO DHE :  Solidariteti me Haradinajn përtej dritë hijeve të Ramushit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.