Agim Hushi injoron kritikat: Nuk më interesojne fare

Tenori i njohur Agim Hushi ka reaguar sërish pas kritikave që mori postimi i tij në rrjete sociale, ku tha se kthehej ne Australi duke i dhene lamtumiren Shqiperise. “Me dhemb qe ai popull i mire ka marre pothuaj lehtesine e nje kopeje delesh per tu cuar buze gremines dhe kujtesa historike i eshte kthyer ne nje histeri politike te skajshme dhe pa asgje qe te kujton qytetrimin te cilit i perkasim!”, shkruante nder te tjera Hushi ne statusin qe mori lume kritikash dhe reagimesh ne rrjetet sociale.

Nga Agim Hushi

Te dashur miq
Eshte e pabesueshme e gjitha kjo!

Nuk mund ta besoj akoma se si nje postim personal per miqt e mi, me dashurine dhe reagimin e natyrshem njerzor te kthehet ne nje agresion te verber, ku mungesa e arsyes, cmira e zeze dhe instikte te nje gjykimi balkanik te hedhin balte mbi nje njeri dhe jeten e tij pa asnje shkak ose per shkakun e vetem se foli sinqerisht per nje klase politike qe po e bente te ikte ate dhe mijra bij dhe bija te tjere

Nje shoqeri qe nuk ngurron te hedh balte vetem se ka lexuar gazeten, bile arrine deri aty sa qe nje “filozof” shkruante se kisha peshtyre atdheun megjithse kur e pyeta ma trego ku e paskam bere kete mu pergjigj se nuk e kam bere; nje “gazetare” me quan Gimo dhe “len pushimet” pse paskam thene qe me vjen turp qe jam bashkombas me hajdutet e popullit tim, paskam bere tradheti pse me dhemb qe populli im eshte perdorur nga politika!

LEXO DHE :  Largimi nga Top Channel, reagon Albana Osmani

Po te ishte ndryshe kush e mbane kete klase politike mbi koke?

Nderkoh mijra e mijra mesazhe mbushen inboxin tim me suport dhe dashuri. Nuk gjej fjale si ti falenderoj.

Por do te doja qe dhe ata qe ndoqen turmen dhe me “mallkuan”, te rishikojne me qetesi fjalet e mija dhe ta kuptojne se jane fjale qe i thone shqiptaret cdo dite.

S’do doja kurre te zhgenjeja njeri por sme interesojne fare pasi gjithe jeten jam ndeshur me ziliqaret, cmirezinjt dhe njerzit e lindur me sindromen e tmerrit kur dikush ecen me kembet e tij dhe prek suksesin!

Nuk jam une natyrisht shkak i vrerit te tyre, as zeri im nese braktiset plazhi ne Shqiperi apo sepse kthehem une te jetoj ne Sydney.
Ju siguroj se fyrjet e tyre jo vetem qe sme thyejne por me lartesojne dhe me bejne krenar se vertet une vlej…

Nderkoh mund tju them se me miqt e mije te komunitetit shqiptar ketu ne Sydney jam takuar me mall dhe me nostalgjine e miqve 20 vjecare! Familja Ramadani, nje familje e shkelqyer me tradita keto dit me ka ndejtur kaq prane dhe suporti i tyre vellazror me ka bere te ndihem si kurre me pare krenar per gjithcka kam bere dhe arritur!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.