Afganistan, vritet gazetarja gjatë një sulmi në Kabul
E Diel 12 Maj 2019, 09:09
Dritare.net
Mena Mangal ishte një gazetare e njohur në Kabul dhe njihej për punën e saj duke u paraqitur shpesh në televizione. Së fundmi ajo ishte bërë këshilltare kulturore në parlament.
Sipas zëdhënësit të ministrisë së Brendshme, Mangal u qëllua në lindje të Kabulit në mes të ditës. Ai tha se rasti është në hetim, duke mos dhënë më shumë detaje.
Krimi në Kabul është rritur shumë vitet e fundit, duke bërë që banorët në këtë qytete të ndihen të kërcënuar për jetën, pasi ndodhin sulme të shpeshta