Ademi zbardh takimin: Ja për çfarë diskutuam me ambasadorin e OSBE!
Dritare.net
Kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, shkruan se me kryediplomatin kanë diskutuar për situatën në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesën e paraqitur në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.
Ademi zbuloi gjithashtu se OSBE, ka zgjedhur Bashkinë e Shkodrës për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike.
"Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka pritur në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë z. Bernd Borchardt.
Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.
Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.", shkruan ajo./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/photos/a.2102486719857184/2102487006523822/?type=3&theater