Dekriminalizohet aborti në të gjithë Australinë
Dritare.net
Aborti është dekriminalizuar në të gjithë Australinë pasi shteti i fundit i mbetur ku ishte i paligjshëm, Neë South Wales (NSW), votoi për të reformuar ligjet e tij.
Projekt-ligji, i miratuar të enjten, rrëzon një ligj 119-vjeçar, i cili ishte quajtur nga kundërshtarët si arkaik.
Legjislacioni kishte gjeneruar javë të tëra debate të ndezura dhe thellësisht të ndarë në qeverinë konservatore të shtetit, shkruan Dritare.net
Më parë, abortet ishin të mundshme në NSË vetëm nëse një mjek mendonte se kishte "rrezik serioz" për shëndetin e një gruaje.
Legjislacioni u miratua në dhomën e ulët të shtetit pas diskutimeve për më shumë se 100 ndryshime të mundshme. Tashmë është aprovuar nga dhoma e sipërme, shkruan Dritare.net
Ligji e bën të ligjshëm që aborti të kryhet deri në javën e 22 të shtatzëninë së një gruaje - ose më vonë nëse dy mjekë bien dakord.
Reforma ishte kundërshtuar ashpër nga disa aktivistë dhe deputetë të cilët ngritën kundërshtime për shkak të bindjeve të tyre personale, si dhe shqetësime për abortet e vona./ I.M-Dritare.net