Abilekaj: Pse duhet t’i japim të drejtë Metës për rastin Bushati-Cakaj!

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, duke komentuar vendimin e Presidentit Meta për të mos dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit, u shpreh se mbase kreu i shtetit po ndërmerr një vendim për sigurinë kombëtare.

AbilekajNe na doli që në rastin e Sandër Lleshajt të jepte dorëheqjen si gjeneral. Në rastin e ministrit të Jashtëm, Presidenti e justifikoi këtë për shkak se nuk kishte të dhëna për figurën e Cakajt dhe derisa sa të mbledhim të dhëna nuk do e lë vendin pa ministër të Jashtëm. Këtu është për mua lajmi. Këtu bëhet fjalë edhe për sigurinë kombëtare. Po na shkarkohet një ministër i Jashtëm që është deklaruar kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Shqipëri dhe po na vjen një ministër i jashtëm që është deklaruar pro ndryshimit të kufijve. Kjo është për sigurinë kombëtare. Kjo na bën ne që t’i japim të drejtë Ilir Metës. Nuk është një çështje që kalon me emra Bushati apo Cakaj. Në mbledhjen e të shtunës në Pogradec ka pasur debat midis kryeministrit dhe Bushatit. Kryeministri ka thënë që ne ndaj Kosovës dhe Serbisë do të mbajmë qëndrim opurtinist./oranews

LEXO DHE :  Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj takohen bashkë, në Kosovë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.