A vlen të digjet Shqipëria, që të rikthehet Berisha dhe LSI-ja?

Nga Kreshnik Spahiu

Pas 30 vjetësh Berisha po e kallur sërish Shqipërinë. Ka iluzion se do të jetojë 120 vjeç dhe do të jetë edhe 30 vjet tjera në politikë! Padyshim që vetëm një komb si shqiptarët mund t’i durojnë dhe shkojnë pas si dele gjysmëshekulli liderëve politikë. Gjithsesi Berisha ka vendosur t’i zbrazë fishekët e fundit. Sapo lexova që zyrtarisht kanë aplikuar 375.000 persona për lotarinë amerikane. Ndërkohë një numër më i madh se ky po tentojnë kontrata punësimi apo punë të zezë në vendet e BE-së. Kurset private të gjuhës gjermane  s’kanë më karrige bosh.

Natyrisht ëndrra shqiptare është shuar. Shqipëria është transformuar në një mega Astir. Papunësi, vjedhje, krim, trafik droge, mashtrime dhe kafenetë plot. Bordellot s’kanë nevojë të legalizohen se në ç’do lokal nate apo motel qindra femra punojnë më mirë ilegale sepse u shmangen tatimeve. Miniprotesta në çdo cep të vendit, me arsye apo pa arsye. Nuk guxojnë 10 veta të shkojnë grup për të pirë birra sepse mbërrin Lulzim Basha me kamera dhe u merr “kauzën” duke e shitur në media si mosbindje civile. Sigurisht që zhgënjimi masiv erdhi nga qeveria e Elisave që është mbushur me “koketa” dhe kanë hedhur në kosh premtimet e Rilindjes 2013. Padyshim që populli është zhgënjyer thellë me pushtetin e batutave të Edi Ramës, i cili jo vetëm nuk arrestoi hajnat e bllokut të LSI-së apo vrasësit e 21 janarit, por madje i futi ata në bashkëqeverisjen e 17 majit.

Eksodi i 4-t i shqiptarëve tashmë s’ka të ndalur. Shpresa për ndryshim ka vdekur bashkë me iluzionin e Shqipërisë Evropiane. Rama nuk Ra, as nga çadra e lirisë dhe as nga mandatet e pabesisë. Rama nuk u rrëzua as në 16 shkurt, 16, mars, 16 prill dhe s’do të bjerë as të shtunën. Por këta 1 milionë shqiptarë që kanë marrë vrapin nga Evropa dhe Amerika, nuk kanë merak se kur bie Rama sepse kjo qeveri një ditë do të bjerë, por çështja është pas shiut, do të bjerë breshër. Alternativa për të qeverisur Shqipërinë dekadën e ardhshme është Luli dhe Monika. I pari 14 vjet në politikë dhe i konsumuar në 11 poste qyl pa lënë gjurmë dhe e dyta Monika 24 vjet deputete dhe 18 poste bashkë me burrin e saj.

LEXO DHE :  Rrebeshet dhe stuhitë pushtojnë vendin, ja si do të jetë moti këtë javë!

Jeta është e shkurtër, dhe askush nuk mund t’u fal gjysmëshekulli nga jeta e tyre 4 familjeve mafioze që kanë marrë peng Shqipërinë. Sot as militantët e tyre nuk besojnë më që ata të jenë të varfër. I vetmi argument i tyre kur debaton është: “Luli vjedh, por nuk është drogaxhi”. Nga ana tjetër socialistët thonë: “Edi merr lekë, por nuk të vret si Saliu”

Të katërt Luli, Edi, Saliu dhe Iliri janë milionerë dhe këtë e di çdo fëmijë mbi 4 vjeç e lart. Populli është zhytur në dëshpërim dhe nuk shohin asnjë të tashme apo të ardhme. Sot nuk e gjen 1 shqiptar mes 4 milionë, që të besojë se Shqipëria është vendi ku mund të jetojë i lumtur apo të rrisë fëmijët i sigurt!  Vërtet e dhimbshme kur mendon, se Shqipëria u dogj nga politika, dhe po pritet ta shpëtojë 10 vjetët e ardhshme Luli & Monika

E pra s’kanë faj që po rendin të gjithë dhe emigrojnë nga frika, se Shqipërinë po e pushton fenomeni “Mon-Ika”/Marrë nga Facebook-u i autorit/ dritare.net

1 Koment

  1. O Edi Rama,
    Te kemi mbeshtetur dhe te mbeshtesim duke mos te kerkuar ne kthim asgje. Jo se nuk jemi shume here me te zote se shume prej atyre qe ke zgjedhur e nuk ke zgjedhur ne shume institucione shteterore. As per faktin se na rrite rrogat dhe mireqenien, jo! Por as sepse u dhe shprese femijve tane per te ardhmen! Por ama, nje gje, ne te heshturit, qe edhe dime te mos heshtim, kemi te drejte t’ja kerkojme kryeministrit tone te zgjedhur ne menyre legjitime. Ne se nuk je ne gjendje t’i dalesh per zot vendit si burre shteti, te ndalesh dhunen dhe terrorin e nje grushti politikanesh kriminele dhe bandite, te vetedekleruar si te tille, dhe qe ne sjellje e retorike, nuk i lene gje manget Hitlerit para se te vinte ne pushtet, atehere, eshte mire te hapesh krahun! Ne dime edhe vete t’i kthejme qetesine dhe normalitetin ketij vendi ! Sepse jemi shumica! Me vote! Jo me llafe dhe me dhune !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.