A po tenton t’i ngjajë Ismail Qemalit, dhe a ka hyrë në moshën e tretë? Ja si përgjigjet Rama!
E Martë 1 Tetor 2019, 21:09
Dritare.net
Kryeminsitri Edi Rama pas shumë kohës është rikthyer në studio televizive.
I ftuar në “Report Tv” Rama është shfaqur me tuta, atlete dhe xhaketë, dhe me mjekrën e bardhë.
Rama është pyetur nga gazetari për komentin e fundit, se ai po tenton t’i ngjajë Ismail Qemalit, dhe se ka hyrë në moshën e tretë, kryeministri është shprehur: “Duhet pyetur mjekra ime për të dyja, unë nuk jam në dijeni as për njërën as për tjetrën”./ I.M-Dritare.net