A janë vezët e sigurta në kutinë e tyre të paketimit, jashtë frigoriferit?
E Enjte 30 Maj 2019, 09:09
Dritare.net
Nëse ju keni blerë vezë nga frigoriferi i marketit, dhe i keni lënë dy orë jashtë frigoriferit tuaj, bëni mirë t’i hidhni.
Vezët mund kontaminohen me salomonelë përpara se të dalin nga ambientet e pularive. Për shkak të këtij procesi kërkohet nga kontrolli ushqimor që të lahen, pastrohen para se të dalin për shitje. Por pasi ata janë pastruar, hiqet dhe mbrojtja natyrore që ata kanë.
Kjo bën që veza më vonë të marrë më shpejt baktere, ndaj duhen futur menjëherë në frigorifer.
Ju këshillojmë që një vezë nuk duhet të mbahet më shumë sesa 5 javë, në frigorifer. Pas pesë javësh ju duhet ta hidhni sepse mund të helmoheni./E.B-dritare.net