A fshiheni ju pas kërcënimeve të Rudina Hajdarit? Ja çfarë thotë Korab Lita
E Hënë 28 Tetor 2019, 13:01
Dritare.net
Sot, deputetja Rudina Hajdari ka thënë në Kuvend se është kërcënuar me jetë dhe bëri thirrje të kontrollohen deputetët. Pas këtij denoncimi të Hajdarit, është pyetur deputeti Korab Lita nëse fshihet ai pas këtyre kërcënimeve. Lita ka thënë: "Jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo se kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Dy ditë më parë jemi takuar. Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë"./E.B-dritare.net