A është mirë të kesh shokun, koleg pune? Ja çfarë thotë shkenca!
Dritare.net
Sipas një studimi të kryer nga Gallup, një kompani globale e specializuar në burimet njerëzor, ka zbuluar se të kesh të paktën një mik në punë, të ndihmon të performosh më mirë dhe të jesh më inovativ, gjë që mund të sjellë dhe të ardhura të larta, informon dritare.net.
Sipas këtij studimi, të kesh një mik koleg mund të të inkurajojë të shkosh në punë, pasi është një vend ku mund të kalosh kohë të mirë me të dhe kjo është një arsye për të qenë i lumtur. Ka shtatë herë më shumë të ngjarë që të dëshironi më shumë të përfshiheni në projektet e kompanisë, nëse keni koleg shokun/shoqen tuaj.
Studimi tregon gjithashtu se 50% e të punësuarve që punojnë së bashku me një mik ndërtojnë një lidhje të veçantë me kompaninë në krahasim me 10% të atyre që mbajnë vetëm marrëdhënie profesionale.
Po ashtu është zbuluar se pasja e një miku në vendin e punës mund të çojë deri në 12% më shumë fitime, pasi punonjësit ndjejnë një lidhje më të madhe në ekip dhe kanë besim mes njëri-tjetrit.
Sipas studimit, 6 nga 10 kompani, punonjësit e të cilëve kanë marrëdhënie personale dhe profesionale vuajnë nga 36% më pak incidente të sigurisë. Kjo ndodh sepse punëtorët e kanë një lidhje më të fortë me kolegët e tyre dhe janë të detyruar të ndërmarrin veprime pozitive që i sjellin përfitime kompanisë./E.B-dritare.net