Por, asgjë nuk u bë zyrtare ndërsa në lidhje me këtë lajm ka reaguar për herë të parë edhe tekniku Panuçi për “Corriere Della Sport”.
Panuçi deklaron se nuk ka kontaktuar kurrë me drejtuesit e Romës për këtë transferim, ndërsa shprehet i lumtur që është në Shqipëri.
“Roma nuk më ka kontaktuar kurrë. Kam dëgjuar zëra nga ana e drejtuesve, por asnjë telefonatë. Ranieri? është zgjedhja e duhur. E njeh ambientin, do të jetë si një doktor i mirë për Romën”.
Kështu, në horizonin e Panuçit mbetet Kombëtarja e Shqipërisë. “Jam shumë i lumtur, kam një kontratë deri në fund të nëntorit me një federatë shumë serioze, më pas nuk e di”, thotë Panuçi, që e mbyll deklaratën e tij. “Kam zgjedhur gjithnjë me të parën, pa bërë llogari. është një punë që më pëlqen shumë. Tani jam i përqëndruar te kualifikimet e vlefshme për europianin, të tjerat pak rëndësi kanë”./ I.M-Dritare.net