A do të shkarkohet Presidenti Meta? Sot seanca maratonë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar në një diskutim maratonë prej 5 orësh, në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Mazhoranca socialiste ka përgatitur një rezolutë që hapi i parë i nisjes së procedurës së shkarkimit të Presidentit, ndërsa kjo rezolutë do të votohet në fund të diskutimit.

Zyrtarisht sipas kushtetutës, që Presidenti të shkarkohet nga detyra duhet që propozimin ta votojnë jo më pak se 3/5 e deputetëve ose thënë ndryshe 94 të tillë.

LEXO DHE :  Si shkruhet; axhendë apo agjendë!

Më pas do të nisë një procedurë e gjatë, dhe vulën përfundimtare të shkarkimit të Metës duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e cila sot nuk ekziston.

Ende nuk dihet nëse mazhoranca do t’i bëjë 94 vota për shkarkimin e Metës, ndërsa ky i fundit ka nisur konsultimin për datën e re të zgjedhjeve./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.