A do ta krijojë dot Rama një opozitë të re?

Nga Dritan Hila 

Sot një grup deputetësh të listave të LSI bëri betimin dhe të tjerë nga kjo parti dhe nga PD pritet ta bëjnë.

Megjithatë këta individë as janë opozit e re dhe as mund ta zëvendësojnë.

Që një grupim njerëzish të jetë opozitë duhet të plotësojë minimalisht disa kushte, si përshembull të jetë e votuar, të njihet nga ndërkombëtarët dhe mbi të gjitha të jetë një parti politike ose minimalisht të ketë një lider që njihet në gjithë territorin dhe ka ndjekës në këtë territor.

Njerëzit që kanë hyrë në parlament nga rradhët e PD dhe LSI nuk mund të thuhet që nuk kanë vota. Ata kanë votat që kanë marrë për hatër të partisë por kanë edhe kontributin e tyre.

Por ju mungojnë atributet e tjera.    Nuk kanë një lider dhe prejardhja nga një parti nuk do të thotë asgjë pasi partia ku bënin pjesë tashmë i ka nxjerrë nga rradhët e saj.

Po ashtu nuk kanë shtrirje në territor. Secili prej tyre ka ndjekës në një territor të caktuar, por nuk bëjnë dot një shumatore që ta jep partia. Si të tillë nuk njihen as nga ndërkombëtarët. Ose këta, nëse do ketë një zhvillim të deformuar edhe mund të njihen si të tillë, por nuk janë.

LEXO DHE :  Shqipëri, korrupsioni dhe taksat pengesë për investimet e huaja

A mund të bëhen? Vështirë. Janë tepër heterogjenë dhe pa një lidership. Dhe si të tillë nuk zëvendësojnë dot opozitën zyrtare. Mund të përdoren nga Rama për të votuar ndonjë ligj apo kod, por besohet se edhe Rama nuk do votojë ligje sensitive që do të rrisin autoritarizmin e tij. Të paktën shpresohet, pasi kështu do ta bënte opozitën më agresive dhe do ti jepte një kauzë dhe justifikim në sytë e ndërkombëtarëve.

A do tentojë Rama të krijojë një opozitë? Ka vetëm një rrugë që të delegjitimojë dhe defaktorizojë këtë opozitë që është dhe të krijojë një tjetër reale. Ky do jetë ndryshimi i sistemit dhe ligjit zgjedhor. Një opozitë e re sado e vogël që do dalë nga këto zgjedhje me sistem te ri do ketë legjitimitet. Ajo do jetë edhe tharmi që do fermentojë pushtetin e Ramës dhe do të jetë varrmihësja e tij dhe e PD dhe LSI. Nuk dihet nëse Rama ka vullnet për këtë hap. Gjithsesi deri atëhere, pavarësisht se në rrugë, kjo e Bashës dhe Kryemadhit do vazhdojë të jetë opozita shqiptare./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.