A do e përgjonit një prokuror që dyshoni se shkel ligjin? Ja si përgjigjet kandidatja për kryeprokurore!
Dritare.net
Ndërsa bëri prezantimin e eksperiencës së saj dhe prezantoi platformën sesi do ta ushtronte detyrën nëse do të zgjidhej kryeprokurore, u pyet nëse do të përgjonte një kolegun e saj, nëse dyshonte se shkel ligjin.
Bazaj: Do te vendosni ta vini ne përgjim një prokuror apo anëtar te KLP nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?
Memçaj: Ju falënderoj zoti Baze. Është një pyetje, pasi pavarësisht specifikimit, ju thatë? A do të guxojë që unë ta shkel ligjin? Unë e gjykoj veten se jam prokurori i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike. Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë. Shkeljen e tij nuk ja lejoj vetes ta bej. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e interesave të individit. Prokuroria shqiptare deri me tani është sulmuar për këtë qe nuk respekton te drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojmë te fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe nëse e bej unë i them çdo qytetari se, po, ke të drejtë të shkelni ligjin./E.B-dritare.net