8 efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët
Dritare.net
Ne jemi gati të përdorim antibiotikët për çfarë do lloj problemi shëndetësor që mund të kemi, pa menduar se këto ilaçe mund të na japin efekte anësore. Efekti më i njohur që japin antibiotikët është diarrea. Të paktën 20% e njerëzve që kanë përdorur antibiotikët kanë pasur efekte anësore.
Prandaj dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët. Por duhet të dini se njerëz të ndryshëm kanë efekte anësore të ndryshme pas përdorimit të antibiotikët.
Infeksionet
Përdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë infeksione, në gojë, në lëkurë ose edhe nën thonjë. Mos humbisni kohë duke menduar se gjithçka do të kalojë vetë, por merrni sa më parë ilaçe kundër infeksionit.
Ngjyra e dhëmbëve
Konsumi i tretaciklinës nga një nënë shtatzënë mund të sjell një ngjyrë te dhëmbët e fëmijës, dhe ka shans që fëmija të ketë probleme me smaltin e dhëmbëve.
Konsultoheni me mjekun tuaj, se cilat janë ilaçet e padëmshme që duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë.
Ethet
Ethet në fakt nuk shkaktohen vetëm nga antibiotikët, por janë disa faktorë që ndikojnë. Pra siç e thamë dhe më parë janë edhe antibiotikët ato që shkaktojnë ethet por ka disa lloje, dhe ato antibiotikë që shkaktojnë ethet janë, β-lactam, cephalexin, minocycline, dhe sulfonamide.
Për të shmangur ethet si fillim mbani larg këto antibiotikë si dhe konsultohuni me mjekun.
Reaksion alergjik
Një nga reagimet më të rrezikshme të antibiotikut është reaksioni alergjik. Në këtë rast, një person mund të ketë një skuqje të lëkurës, qepalla të lodhura, tharje të buzëve. Ndonjëherë në situata të tilla, një dozë adrenaline mund të shpëtojë një person.
Por ju duhet të komunikoni me mjekun tuaj rreth alergjive tuaja dhe të filloni të merrni antibiotikë nga një grup tjetër. Gjithashtu, kini kujdes kur filloni të merrni një ilaç të ri që nuk e keni marrë kurrë më parë.
Ndjeshmëria e diellit
Disa antibiotikë tetracycline, fluoroquinolone, dhe sulfone mund të kenë një ndikim në atë se sa e ndjeshme është lëkura juaj ndaj rrezeve ultravjollcë.
Të njëjtat antibiotikë mund të shkaktojnë skuqje edhe nëse një person ka kaluar vetëm 15 minuta nën rrezet e diellit.
Ajo që ju duhet të bëni është që të mos ekspozoheni në rrezet e diellit nga ora 10 deri në orën 14.
Problemet e zemrës
Nuk ndodh shpesh, por antibiotikët mund të shkaktojnë probleme me zemrën. Ata zakonisht shkaktojnë presion të ulët të gjakut. Nëse merrni shumë shpesh antibiotikë me shumë mundësi mund të prekeni nga ky problem. Prandaj dritare.net ju sugjeron të konsultoheni me mjekun që të ndryshoni antibiotikët.
Dhimbje koke dhe marramendje
Dhimbja e kokës dhe marramendja janë gjithashtu efekte anësore shumë popullore që njerëzit kanë kur marrin antibiotikë. Por zakonisht, ata zhduken pasi të ndaloni konsumin e këtyre ilaçeve.
Shtatzënia e padëshiruar
Nëse jeni duke përdorur pilula të kontrollit të lindjes, efekti i pilulave të kontrollit të lindjes mund të ulet. Si rezultat, shanset për të pasur një shtatzëni të padëshiruar janë rritur. Antibiotikë të tjerë nuk ndikojnë shumë në efektin e pilulave të kontrollit të lindjes.
Por nëse keni marrë antibiotikë dhe keni vërejtur se keni ndonjë nga këto efekte anësore, mos bëni asgjë me mendjen tuaj dhe mos e lini pas dore këtë problem me shëndetin tuaj. Takoni sa më parë një specialist të kësaj fushe./A.C/dritare.net