7 rregulla për të fituar simpatinë e prindërve të bashkëshortit të ardhshëm
Dritare.net
Të japësh një përshtypje të mirë në takimin e parë me ‘prindërit’ e ardhshëm, nis para se t’i takoni ato. Si parapërgatitje, pyesni partnerin tuaj rreth tyre, në mënyrë që të keni disa të dhëna për to. Gjithashtu, nuk veproni gabim nëse i dërgoni një tufë me lule, një shishe verë apo diçka tjetër, tek shtëpia e prindërve të partnerit tuaj. Përkundrazi.
Në fund, pasi t’i takoni ato, ja ku janë disa gjëra që mund të bëni për të lënë përshtypje të mirë.
1. Bëjini komplimente shtëpisë së tyre
Nëse jeni duke i takuar prindërit e partnerit në shtëpinë e tyre, një nga gjërat e para që duhet të bëni sapo fusni këmbën në shtëpi, është t’i bëni komplimente për arredimin, kopshtin, apo gatimin. Kjo nënkupton se jeni duke i kushtuar vëmendje dhe po gjeni mënyra për t’u integruar.
2. Ndani me ta diçka që keni dëgjuar rreth tyre
Kjo tregon se ju jeni kujdesur të flisni me të tjerë rreth tyre, diçka që i bën të rëndësishëm në syrin tuaj. Kjo vlen edhe më shumë nëse keni diçka të përbashkët, si për shembull një emision të preferuar, që ju ndihmon të jeni më afër tyre.
3. Pyetini ata për ngjarje pozitive rreth partnerit tuaj kur ishte i vogël
Prindërve u pëlqen shumë të flasin për fëmijët e tyre. Duke u kërkuar atyre një histori humori nga fëmijëria e partnerit tuaj, do ju japë juve një pasqyrim më të gjerë rreth të dashurit tuaj. Njëkohësisht, do t’u japësh prindërve mundësinë për të folur për një nga temat e tyre të preferuara.
4. Tregoni ju një histori për të qeshur që ka lidhje me partnerin tuaj
Tregimi i anekdotave për partnerin tuaj, bën të keni diçka të përbashkët me prindërit e tij. Ata do ta vlerësojnë që ju jeni pjesë e jetës së fëmijës së tyre dhe kjo do ju nxisë të qeshni pafund të gjithë bashkë.
5. Kërkoni këshilla
Njerëzit kënaqen kur ndjejnë se kërkohet ndihma e tyre. Në të vërtetë është herët të hapni zemrën e të kërkoni këshilla thelbësore, por ajo që mund të bëni është të pyesni babanë e partnerit sesi të përfshiheni edhe ju në një hobi të tij. Apo të pyesni nënën e tij se ku të blini rroba po kaq të bukura sa veshja që ka veshur ajo. Kjo mund të nxisë të dilni bashkë.
6. Ofroni ndihmë
Pyesni nëse mund të ndihmoni me përgatitjen e ushqimit, shtrimin e tryezës apo larjen e enëve në fund. Kjo gjë tregon vlerësim për mikpritjen, gjithashtu vlerësim për marrëdhënien tuaj.
7. Kur keni dyshime, pyetni
Një mënyrë e mirë për të mbajtur gjallë bisedën dhe për të evituar heshtjet e sikletshme, është t’i pyesni ata. Nëse jeni duke folur për fëmijërinë tuaj, pyetini ata se ku janë rritur. Nëse ata të pyesin çfarë pune bën, pyeti edhe ti çfarë kanë pune kanë bërë. Nëse sapo jeni kthyer nga pushimet, pyeti edhe ti se ku i kanë kaluar ata pushimet.
Ndoshta do ju duket sikur jeni para një interviste, por e vërteta është se edhe prindërit e partnerit tuaj janë në po aq tension sa ju. Duhet të kuptoni se nuk jeni ju e vetmja që ndjeheni nervoze në situata të tilla dhe sapo ndërmerrni një bashkëbisedim, ku veçanërisht ka të qeshura, çtensionohen nervat e të gjithëve./dritare.net