7 mënyra si të kontrolloni cilësinë e ushqimeve tuaja
Dritare.net
1. Vezët
Për të parë nëse vezët janë të freskëta, apo të vjetra, futini në një gotë me ujë. Nëse veza bie poshtë drejt është e freskët, nëse bie poshtë në njërën anë, është e vjetër.
2. Çokollata
Për të parë nëse çokollata ka kakao cilësore, dëgjoni zhurmën e saj. Nëse çokollata kërcet në gojë është cilësore, nëse jo, nuk ka kakao sa duhet dhe është e cilësisë së ulët.
3. Avokado
Për të parë sesa e mirë është avokadoja, gjendet kur e qëron. Nëse ajo qërohet shpejt, është e mirë. Nëse jo, hidheni sepse është e prishur, papjekur ose e mbipjekur.
4. Shalqiri
Nëse kur prisni me thikë një shalqi, ajo çahet vetë, hidheni. Çarja ndodh sepse fermerët e kanë rritur me kimikate.
5. Bananet
Është shumë e lehtë për të dalluar një banane organike nga një banane jo organike. Bananet e rritura me kimikate janë të forta dhe nuk krijojnë pika të zeza në lëkurë, ndërsa ata organiket kanë lëkurë të hollë dhe janë të buta.
6. Luleshtrydhet
Luleshtrydhet blini gjithmonë kur kanë sezonin. Luleshtrydhet e rritura në mënyrë organike janë të kuqe, ndërsa ata jo organiket kanë pjesë të papjekura. Dhe mos harroni, forma e tyre nuk është gjithmonë e përsosur. Jo organiket janë të përsosura dhe të mëdha.
7. Gjalpi
Gjalpi natyral bëhet nga qumështi i lopës. Për të zbuluar nëse është apo jo natyral, mjafton t’i hidhni një shikim. Nëse në të janë formuar pika uji, është jo natyral./E.B-dritare.net