Në mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Durrësit, është miratuar lista prej 660 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Vlera e pagesës, nuk do të jetë fikse, por në varësi të anëtarëve të familjes, dhe tipit të banesës. Për të përfituar bonusin, duhet si fillim vërtetimi nga njësia bashkiake, se banesa është e pabanueshme, më pas bashkia pasi ka marrë konfirmimin nga ekpertët e terrenit, i bashkangjiten dosjes edhe çertifikata familjare, dhe llogaria bankare. Kjo është vetëm një listë paraprake, që do të rishikohet pasi tërmeti la qindra familje pa banesa, në Durrës./L.F-dritare.net