60-vjeçari hidhet nga kati i 8 i pallatit, në Tiranë
E Diel 13 Tetor 2019, 17:05
Dritare.net
"Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.",- njofton policia./K.C/dritare.net