6 rregulla ngrënie, për të rënë shpejt në peshë

Procesi i humbjes së peshës nuk ka të bëjë gjithmonë me dietat e lodhshme dhe me ushtrimet fizike. Mjekët thonë se në shumicën e rasteve, për të humbur peshë, mjafton një normalizim diete. Ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi i sasisë së nevojshme ditore janë të vlefshme.

Dritare.net ju sjell më poshtë disa rregulla ngrënie, që do ju bëjnë të bini në peshë shpejt dhe shëndetshëm.

Fibra

Me konsumin e fibrave normalizohet mikroflora e zorrëve. Frutat dhe perimet pastrojnë traktin gastrointestinal dhe lehtësojnë trupin nga kapsllëku. Ata rrisin ndjeshëm imunitetin dhe aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Credit: Freepik

Kalciumi dhe vitamina D

Produktet e qumështit janë të pasura me kalcium dhe vitaminë D, dhe ndihmojnë për të humbur peshë. Ata duhet të përfshihen në dietën e përditshme, por në një sasi të vogël.

 Yndyra të mira

Peshku i detit është veçanërisht i dobishëm. Ai përmban acide yndyrore Omega-3 dhe jod. Është i nevojshëm për mirëfunksionimin e zemrës dhe tiroideve. Gjithashtu, ju duhet të hani avokado, arra dhe vaj ulliri.

LEXO DHE :  Foto/ E reja që u mbyt në Kanionin e Holtës kishte fituar të drejtë pune në Gjermani

Credit: Freepik

Proteina

Ushqimi me proteina është baza e formimit të muskujve, dhe sa më shumë masë muskulore të keni, aq më shumë yndyra digjet, madje edhe kur pushoni. Ushqimi e pasura me proteina ndihmojnë në humbjen e peshës.

Uji

Credit: Freepik

Uji është pija më e ulët kalori. Pirja e 6-8 gota ujë në ditë, ju ndihmon në largimin e toksinave dhe jep ndjesinë e ngopjes. Avantazhi kryesor i ujit është që ju bën të ndaloni konsumimin e pijeve të larta në kalori.

Çaji jeshil

Credit: Freepik

Çaji jeshil përmban substanca që ndihmojnë në nxitjen aktive të yndyrave, përshpejton metabolizmin dhe tretjen, e ngop organizmin me mikroelemente, heq radikalët e lirë nga trupi./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.