6 produkte të rrezikshme, që prindërit duhet të mendojnë dy herë, para se t’i blejnë
Dritare.net
Dritare.net do ju tregojë 6 produkte që më mirë do ishte të mos i blinit fare, nëse nuk do të rrezikoni jetën e fëmijës tuaj.
1. Kapsula me detergjent për lavatriçe
Kapsulat e lavatriçeve, anë shumë të rrezikshme për fëmijët, pasi ata mendojnë që janë të ngrënshme. Por, nëse hahen, lëngu brenda është helmues, dhe shkakton djegie të rënda të lëkurës dhe syve. Gjithashtu dëmton mushkëritë.
2. Tullumbacet dhe objektet e tjera të vogla
Tullumbacet janë shumë të preferuar nga fëmijët, por ata mund të shkaktojnë dhe vdekje. As objekte të tilla si bateri, magnete, tapa shishesh, nuk duhet t’u lihen në dorë fëmijëve.
3. Ushqim kafshësh
Në përgjithësi, ushqimi i kafshëve është helmues për njerëzit. Ka pasur shumë raste kur fëmijët janë sëmurë, pasi kanë ngrënë ushqimin e maceve apo qenve. Prandaj dritare.net ju sugjeron të tregoni kujdes ku e mbani ushqimin e kafshëve.
4. Lodra me helikë
Aq më shumë lodra me helikë të ketë fëmija juaj, aq më i rrezikuar është nga lëndimi. Kjo, sepse fëmijët mund të dëmtohen në fytyrë dhe sy, nga helika.
5. Trampolinë
Trampolina duket si një lojë argëtuese jo e rrezikshme, por raportet tregojnë të kundërtën. Ka ndodhur shumë raste që fëmijët kanë shkuar në emergjencë, për shkak të lëndimeve të mara nga trampolina.
6. Lule të rrezikshme
Shtëpitë mund të duken më të bukura me lule, por në kopsht nuk duhet të mbani çdo lloj bime. Ka disa bimë toksike që mund të jenë dhe vdekjeprurëse nëse i hani, prandaj tregoni kujdes./E.B-dritare.net