6 momente të çuditshme të takimit Trump-Kim
Dritare.net
Por, nga ky takim i cili është monitoruar me detaje nga të gjithë, kanë dalë edhe 6 gjërat më të çuditshme.
- Plazhet
Para se të bëhej president, Donald Trump ishte i njohur për perandorinë e tij të pronave të pafundme.
Ishte një moment i çuditshëm të dëgjoje Trump teksa lavdërotne plazhet e Koresë së Veriut.
"Ata (Koreja e Veriut) kanë plazhe të mrekullueshme”-tha Trump.
- Poza për foto
Para se të dy udhëheqësit të uleshin për një drekë pune, Trump iu drejtua fotografëve: ”Të marrim një pozë të mirë, të gjithë? Pra, ne dukemi bukur, të bukur dhe të hollë?”
Por, Kim Jong nuk reagoi fare, sepse ai nuk e ka kuptuar përkthimin.
- Videoja e çuditshme
/li>
Para se presidenti amerikan të jepte një konferencë për shtyp, gazetarëve iu tregua një video e pazakontë katër minutëshe në gjuhën koreane dhe angleze.
Në një sfond me muzikë të tensionuar dhe imazheve të forta, dëgjohej një zë që thoshte: "A do të zgjedhë ky lider për të çuar përpara vendin e tij ... A do të shtrëngojë dorën e paqes dhe do të transmetoj begati siç nuk e ka parë kurrë? ... Cila rrugë do të zgjedhë?
- "Bisha"
Trump vendosi t’i tregojë liderit komunist makinën e tij luksoze.
Bëhet fjalë për limuzinën presidenciale, që njihet ndryshe me emrin “Bisha”.
Lideri koreano-verior buzëqeshi, teksa po shishte makinën që kushton 1.6 milionë dollarë.
Ajo është projektuar për t’i mbijetuar sulmeve ushtarake dhe atyre kimike.
- Stilolapsët
Stilolapsët e paraqitur fillimisht për nënshkrimin e dokumenteve ishin të zeza dhe mbanin firmën e Presidentit Trump .
Por në momentin e fundit, motra me ndikim e Kim Kim Jong-un ndërroi stilolapsin e liderit të Koresë së Veriut për një stilolaps tjetër.
Siguria për udhëheqësin e Koresë së Veriut ka qenë e lartë gjatë gjithë udhëtimit, por është e paqartë nëse Stilojlapsët janë ndërruar për arsye sigurie ose politike.
- Lotët
Ndërsa interesi në takim ishte i lartë, një njeri dukej më shumë emocional se shumica.
Ish ylli i basketbollit Dennis Rodman, i cili ka vizituar pesë herë Korenë e Veriut, ishte dukshëm i emocionuar kur fliste për takimin mes dy udhëheqësve.
Ai tha se kishte marrë "kaq shumë kërcënime me vdekje" për kontaktet e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, por shtoi: "I mora të gjitha ato kërcënime, mora gjithçka, mora gjithçka ... dhe unë jam ende në këmbë".
"Sot është një ditë e mrekullueshme për të gjithë ... Unë jam kaq i lumtur", shtoi ai./ Isa Myzyraj-Dritare.net/ BBC