6 destinacione të rrezikshme për turistët

Të gjithë keni udhëtuar, qoftë brenda apo jashtë vendit. Por, tani para se të udhëtoni, dritare.net dëshiron t’ju njohë me destinacionet më të rrezikshme për t’u vizituar.

1. Somalia

Keni dëgjuar për piratët e Somalisë? Epo, është e vërtetë. Por, nuk janë piratët një kërcënim për turistët, por një grup i rrezikshëm që quhet “al-Shabaab”. Grupi  fiton kontroll mbi qytetarët dhe e demonstron fuqinë e saj duke ndërhyrë në qeveri dhe duke iu marrë jetë njerëzve. Vendi është në zi dhe me siguri do të shkojë në grevë urie, duke bërë që shumë njerëz të largohen.

2. Mali Hua, Kinë

Mali Hua ndodhet në Kinë dhe ka një histori të rëndësishme fetare. Është vend i bukur, por me rrezikshmëri të lartë. Turistët duhet të ecin në një dërrasë druri, të dëmtuar. Ata duhet të ecin për dërrase 6 km, për të ngjitur malin. Gjerësia e dërrasës është e vogël, dhe kjo krijon problem në çdo kohë.

3. Peruja

Peruja është bërë sinonime me qytetërimet e lashta Maccu, Pichu. Nga pamja duket bukur, or mos harroni se nëse kaloni rastësisht ju mund të humbisni në pyje. Kartelet e lëndëve psikotrope dhe grupet të rrezikshëm, kanë një ndikim të madh në këto zona. Ju mund të gjendeni në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Peruja gjithashtu, në rajonin bregdetar, është prekur shumë nga tërmete, rrëshqitje toke, përmbytje, vullkane e cunam. Nëse doni të vizitoni këtë vend, atëherë merrni masat.

LEXO DHE :  Emrat/ Ja drejtuesit e rinj të Prokurorive!

4. Filipine

Nuk ka asnjë dyshim që Filipinet janë të mahnitshme, por duhet pasur kujdes, sepse edhe atje ndodhet një grup i quajtur Abu Sayyaf, i cili kërcënon sigurinë e rajonit. Jo vetëm kaq, por Filipinet preken edhe nga fatkeqësitë natyrore.

5. Rio de Zhanero, Brazil

Kur përmend Rio de Zhaneron, në mendje të vjen Jezu Krishti. Rio është një qytet i bukur me hajdut dhe mashtrues. Edhe pse qyteti përpiqet shumë të mbajë siguri, mjeshtërit  e vjedhjes dhe mashtrimit janë të shumtë. Duhet ta pranojmë se lojërat Olimpike u zhvilluan pa asnjë problem, sepse qyteti siguri qetësi.

6. Venezuela

Venezuela duket si një ëndërr, me plazhe të mrekullueshme dhe me ujëvarën më të gjatë në botë. Është shumë e bukur për ta vizituar, por turistët duhet ta mendojnë dy herë para se të shkojnë, sepse në çdo moment mund të shpërthejnë protesta. Madje, aktualisht ka protesta. Vendi gjithashtu ka pësuar rënie ekonomike, duke çuar në mungesë ushqimi dhe uji të pijshëm./E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.