6 deputetët e proceduar për protestën e 16 shkurtit: Ja si është e vërteta!
Dritare.net
“Është përdorur dhunë dhe janë shoqëruar mbi 50 qytetarë dhe menjëherë pas protestës ne morëm të dhënat se sa shumë prej pjesëmarrësve iu nënshkruan dhunës. Një grup deputetësh shkuan te drejtoria e Tiranës sipas detyrimeve që kanë për të marrë informacion. Të penguar nga funksionarët e policisë, u pengua e drejta jonë për të marrë informacion dhe pse jo për të ndaluar edhe valën e terrorit të shoqërimeve dhe arrestimeve të bëra me 16 shkurt. Ne shkuam të gjithë se bashku në zyrën e drejtorit të Policisë. Për çudinë tonë dhe jo vetëm tonë Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit. Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë të dehur nga alkooli. Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën ne brez për të nxjerrë armën.”, tha Alibeaj./K.C/dritare.net