50 vjetori i yllit të F1, dhe misteret e gjendjes së tij

Sot me datën 3 janar, ylli i Formula One Michael Schumacher mbush plotë 50-vjeç.

Ditëlindja e tij është e zymtë këtë 50-vjetor pasi nuk dihet pothuajse asgjë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Tanimë prej 5 vitesh, asnjë detaj nuk ka dalë nga shtëpia ku mbahet Schumacher, pas aksidentit të tmerrshëm me ski, në 2013 që i ndërpreu karrierën në mes.

“Të jeni të sigurë që është në duar të sigurta dhe të gjithë po bëjnë maksimumin e mundshëm për ta ndihmuar. Ju lutem të respektoni privatësinë e kësaj situate kaq të ndjeshme, që lidhet me problemin shëndetësor të Michaelit”-është kjo fraza që familja e tij ka ëprsëritur për 5 vite me radhë, sa herë dikush është interesuar për gjendjen e tij.

LEXO DHE :  Petro Koçi: Berisha nuk e ka me Ramën, ka hallin e prapanicës së tij

Vetëm këtë vit, familja dha disa detaje interesante, ku thoshte se ai është bërë më mirë.

Në këtë 50-vjetor të tijin, familja ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp, krijimin e një aplikacioni që është një lloj muzeu virtual për karrierën dhe të gjitha arritjet e Michael Schumacher.

“Ky është një moment i veçantë dhe historik për familjen tonë, për të nderuar Michaelin dhe për të respektuar fansat e tij në këtë përvjetor të rëndësishëm”, shkruhet në komunikatën për shtyp./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.