5 ushtrime japoneze që janë fantastike për forma perfekte
Dritare.net
Dritare.net sot në këtë artikull do ju sjell disa nga ushtrimet që bëjnë edhe gratë japoneze që i bëjnë të duken energjike dhe forma perfekte trupore.
Ushtrimi 1
Ky lloj ushtrimi do ju ndihmojë në qarkullim më të mirë të gjakut, do parandalojë lodhjen, dhe dhimbjet e këmbëve.
Shtrihuni përmbys, dhe këmbët ngrini lart duke i lëvizur sikur po ecni me biçikletë. Kryejini çdo ditë këtë ushtrim dhe do shikoni rezultat.
Ushtrimi 2
Është ushtrim i vështirë, por ja vlen kur ke rezultat. Uluni në një stol të gjatë pa mbajtësen e shpinës dhe shtrihuni duke mbajtur dhe duart drejt. Relaksohuni dhe mendoni se trupi juaj është shumë i lehtë. Ngadalë ngrini kokën lart dhe përpiquni të arrini gjunjët me duart. Sapo të gjunjët të takohen me duart, ngrini kokën lart dhe mundohuni që shpina juaj të jetë në një pozicion horizontal.Qëndro në këtë pozicion për aq kohë sa të mundesh. Pushoni pasi të mbaroni ushtrimin.
Ushtrimi 3
Gratë përfitojnë nga ky ushtrim gjatë periudhës pas lindjes, kur muskujt e tyre janë të dobësuar. Gjithashtu përmirëson ekuilibrin, tretjen dhe ndihmon për të humbur peshën e padëshiruar. Qëndroni në këtë pozicion deri sa të ndiheni të lodhur.Përsëriteni deri në 10 herë në varësi të formës suaj fizike.
Ushtrimi 4
Ndryshe quhet si ushtrimi i degëve të shelgut, ndihmon në mënyrë efektive për të shëruar dhimbjet e shpinës, për të forcuar dhe enët e gjakut. Vendosni duart mbi veshkat dhe tërhiqni gishtat në kurriz.Kur ndiheni pak të lodhur, pushoni për të bërë sërish një ushtrim të tillë.
Ushtrimi 5
Ky ushtrim ndihmon për të humbur peshën e trupit dhe është e dobishme për sistemin e qarkullimit të gjakut. Gjithashtu ndihmon në zhvillimin e imagjinatës dhe ju qetëson vërtet shumë. Relaksoni trupin, shtrini duart pas kokës, pastaj ngadalë ngrini gjysmën e trupit. Realizojini këta ushtrime sepse do jua ndryshojnë jetën./A.C/dritare.net