Seksi dhe ushqimi shkojnë dorë për dore, nuk është lajm, duke qenë se ushqimi është thelbësor për shëndetin tonë. Para një takimi ku mendoni të shkoni për më tej, përveç të brendshmeve për rastin, mos harroni të përgatisni një darkë me ushqime afrodiziake.
Këtu janë pesë ushqime që do të jenë aleatë të shkëlqyeshëm për një performancë për t’u kujtuar.
Tableta e çmuar: Princi i ushqimeve afrodiziake është pa dyshim çokollata. Ajo është e pasur me antioksidantë që nxisin qarkullimin e gjakut.
Çokollata gjithashtu përmban kafeinë, serotonin dhe endorfin, që ndikojnë në trupin tonë duke na dhënë kënaqësi dhe duke nga rritur dëshirën seksuale.
Nektar i ëmbël: Mjalti është gjithashtu një aleat i madh i erosit. I pasur me vitaminë B dhe kripëra minerale. Me sheqernat e tij stimulon prodhimin e lëngut seminal. Mjalti gjithashtu përmban bor, një element gjurmë që ndihmon në rritjen e niveleve të estrogjenit, hormoneve kryesore seksuale femërore, dhe rrit nivelin e testosteronit, hormonit përgjegjës për dëshirën seksuale tek meshkujt.
Bananja : Përtej formës, e cila shpesh përdoret në mënyrë abuzive, ky frut është i pasur me ushqyes si vitamina B, kalium, magnez dhe minerale të tjera që japin energji. Bananja gjithashtu përmban një enzimë që i përket familjes Bromeliaceae, e cila nxit epshin. Asnjëherë mos qëndroni pa të!
Luleshtrydhet : Së bashku me çokollatën, luleshtrydhja është një nga ushqimet më të forta parabolike. Zhytja e një luleshtrydheje në çokollatë të shkrirë është një përvojë pothuajse mistike. Luleshtrydhet janë të shijshme, të lehta dhe të shëndetshme, sigurisht rrisin dëshirën seksuale.
Zjarri i kuq: Speci diegës është konsideruar gjithmonë një nxitës që nuk mund të shmanget. Zjarri i pasionit fillon nga këtu. Përbërësit e tij ju garantojnë një epësh që s'do ta keni provuar më parë. V.D/dritare.net