Në një shekull ku shohim vetëm rrokaqiej që shkojnë vertikalisht, është e domosdoshme të shohim ura. Edhe pse funksioni i tyre është që njerëzit të lëvizin nga një cep në tjetrin, struktura e tyre është po aq e thjeshtë dhe e zakonshme. Nga Danjiang Bridge e Zaha Hadid-it mbi lumin Tamsui në Tajvan tek Garden Bridge mbi lumin Thames të Londrës nga Thomas Weatherwick, ne ju tregojmë pesë prej urave më ambicioze dhe frymëzuese që po ndërtohen sot në mbarë botën.
Lucky Knot Bidge ndodhet në Changsha të Kinës dhe është frymëzuar nga arti i popullor i hershëm kinez. Ura pritet të hapet në fund të vitit 2016.
Thomas Weatherwick Garden Bridge pritet të përfundojë në fund të vitit 2018 dhe do të shtrihet mbi lumin Thames në qendër të Londrës. Kjo urë është projektuar plot me gjelbërim, do të shërbejë vetëm për këmbësorë dhe do të kushtojë afërsisht 275 milionë $.
Në qytetin bregdetar të Køge, Danimarkë, ura Køge North Station do të jetë një urë vetëm për këmbësorë, e cila ka dalje tek stacionet e trenave me shpejtësi të lartë, trenave lokalë dhe tek autostrada e ngarkuar në Danimarkë. Pasi të përfundojë në vitin 2018, ura do të ofrojë një pamje panoramike mahnitëse në 180 gradë mbi peizazhin përreth.
Ura që mbahet nga disa kabuj, Danjiang Bridge, projektuar nga e ndjera Zaha Hadid, do të kalojë mbi lumin Tamsui në Taipei të Tajvan. Kjo urë pritet të përfundojë në vitin 2020 dhe do të jetë ura më e gjatë asimetrike që mbahet nga kabuj, në botë.
Firma daneze Bystrup Architecture fitoi tenderin për ndërtimin e urës mbi lumin Thames, The Nine Elms to Pimlico Bridge, me një projekt elegant dhe të thjeshtë. Kjo strukturë do të jetë e para urë pa makina në qendër të Londrës që do të shërbejë për këmbësorët dhe çiklistët. Kjo urë pritet të përfundojë në vitet e ardhshme./dritare.net/