5 sinjale të fshehta që tregojnë se martesa juaj është drejt divorcit

Shenjat e përfundimit të një martese janë të dukshme dhe të padukshme. Për sinjalet e dukshme nuk mund të flitet pasi situata është e kuptueshme, por dritare.net do ju tregojë disa sinjale që nuk janë të dukshme.

Lexojini më poshtë!

1. Ju flisni, por nuk komunikoni

Komunikimi juaj nuk duhet të jetë domethënës ditë për ditë, por është shqetësuese kur nuk flisni me bashkëshortin përveç gjërave që nuk janë shumë të rëndësishme në martesën tuaj. Nëse kjo po ndodh me ju, tregon se martesa juaj është drejt fundit. Mos harroni që komunikimi nuk është vetëm të flasësh.

2. Nuk  dëshironi të keni fëmijë

Ju mbase keni diskutuar mbi temën e të pasurit fëmijë para se të martoheshin, por më vonë kjo dëshira ju ka ikur. Nëse kur jeni të martuar mendoni se një fëmijë do të shkatërrojë karrierën tuaj, apo bashkëshorti nuk do ju dojë më pas lindjes së një fëmije, tregon se martesa juaj po kalon momente jo të këndshme. Fëmijët janë pjesë e rëndësishme e një martese dhe tregojnë qëndrueshmëri në marrëdhënie.

LEXO DHE :  Erik Lloshi i jo vetmi këngëtar në familje/Mami dhe babi e djegin në dasmën e djalit

3.  Shpenzoni gjithnjë e më pak kohë sëbashku

Në një martesë, nuk është e thënë të qëndroni bashkë 24/7 për të qenë të lumtur. Por e pakta të kaloni kohën e lirë bashkë, është e rëndësishme. Nëse ju çdo ditë e më shumë  po kaloni më pak kohë me partnerin, do të thotë që martesa juaj është drejt divorcit.

4. Nuk mundoheni të përmirësoni martesën

Në një martesë normale, dy bashkëshortët bëjnë përpjekjet të njëjtë për të përmirësuar marrëdhënien e tyre. Nëse ju nuk keni dëshirë më që të luftoni për martesën tuaj, apo bashkëshorti juaj bën një gjë të tillë, kjo tregon se interesi ka rënë. Diçka ka humbur, dhe martesa juaj mund të shkojë në divorc.

5. Nuk keni respekt për njëri-tjetrin

Gjithmonë  rënia e respektit vjen me gjëra të vogla. Fillimisht janë ankesat, pastaj kritikat, dhe më pas mosrespektimi i partnerit/es.  Kjo nuk ndodh brenda ditës, por gradualisht respekti bie. Dhe kur mungon respekti në një marrëdhënie, fundi i saj dihet./E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.