5 monumentet më romantike që duhet t’i vizitoni ditën e Shën Valentinit!

Nesër është dita e Shën Valentinit, dhe dritare.net do ju tregojë 5 vendet më romantike ku ju mund të kaloni ditën e të dashuruarve. Janë vende që kanë monumente romantike, që ruajnë një histori dashurie.

1. Taj Mahal

romantic_monuments_taj_mahal_

Si monumenti më romantik i të gjithëve, Taj Mahali mbledh të dashuruarit e të gjithë botës në një vend.  Ajo qëndron si një përkujtim i dashurisë midis perandorit Mughal Shah Jahan dhe gruas së tij Mumtaz Mahal. Ndërtesa është simboli më i famshëm i dashurisë romantike në botë.

2. Tabela e Hollivudit

romantic-monuments-hollywood

Nuk numërohen aktorët që kanë bërë udhëtime të stërgjata vetëm që të ulen nën tabelën e Hollivudit. Ndodhet në Los Anxhelos, dhe është vend i shkëlqyer për t’u çlodhur me të dashurën tuaj pas darkës së Shën Valentinit.

3. Sweetheart Abbey

romantic-monuments-sweetheart-abbey

Rrënojat pak të njohura në Skoci, dikur ishin dëshmi për përkushtimin e pavdekshëm të Dervoguilla së Galloway ndaj burrit t të saj Baron John de Balliol. Ajo e quante Dulce Cor ose Sweetheart burrin e saj. Në pjesën e mbetur të jetës së saj Dervorguilla mbajti zemrën e bashkëshortit të saj në një enë prej fildishtë dhe argjendi, të balsamuar. Kur ajo vdiq, zemra e burrit të saj u varros në Sweetheart Abbey. Rëndësia e këtij vendi  është mjaft e mirëfilltë.

LEXO DHE :  I pandehur për lobimin/ Ristani kundër Bashës, paraqitet në Prokurori!

4. Tempulli Kodai-Ji

romantic-monuments-kodai-ji temple

Historia japoneze e Kita no Mandokoro, apo e njohur si Nene, përshkruan një tjetër grua e cila përdori arkitekturën për të nderuar burrin e saj të ndjerë. Është interesante si Tokugawa Ieyasu financoi tempullin Kodai-Ji që Nene mund të lutej për burrin e saj. Kopshti romantik i tempullit plot bukuri natyrore është vendi i përkryer për të festuar Ditën e Shën Valentinit.

5. Kulla Eiffel

romantic-monuments-eiffel-tower

Ky është vendi i parë që të gjithëve ju vjen në mendje, kur flasim për monumente romantike. Arseja mund të jetë sepse shumë filma romantikë janë xhiruar aty, apo vjen për shkak të nocioneve rreth Parisit në përgjithësi. Ndoshta vetëm sepse Kulla Eiffel është thjesht romantike, ju duhet të kaloni  Ditën e Shën Valentinit atje./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.