5 mënyra të thjeshta si të luftoni lodhjen

Është normale të ndihemi të lodhur, por kur ndihemi të rrënuar, duhet bërë diçka para se fuqitë tona të ezaurohen plotësisht. Dritare.net ju tregon më poshtë disa mënyra sesi ju mund të luftoni lodhjen.

1. Qëndroni të hidratuar. Nuk mund të jetoni pa ujë

Image result for Stay hydrated! You can’t live without water

Nëse ndiheni që jeni të lodhur, kjo ndodh sepse nuk keni pirë mjaftueshëm ujë. Gjatë ditës, një pjesë e madhe e ujit humbet nga trupi ynë, nëpërmjet aktiviteteve normale. Që të mos ndiheni menjëherë të lodhur, pini sa më shuam ujë dhe qëndroni të hidratuar.

2. Hani të tre vaktet

Image result for Avoid skipping meals

Trupi kërkon ushqim, dhe ushqyerja duhet të bëhet sipas vakteve. Nuk është mirë që të shmangni vaktet. Sapo ju të jeni të pangrënë, trupi nuk do të ketë fuqi, dhe do ndjeni lodhje. Është njësoj si makina. Ashtu sikurse ajo ka nevojë për karburant që të ecë, edhe trupi ka nevojë për ushqim që të funksionojë normalisht.

LEXO DHE :  Paloka: Rama, Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojnë dita ditës grusht shteti

3. Pushoni një ditë të javës

Image result for Take a mental health day

Mos e lodhni shumë veten me punë. Një ditë në javë pushim është shumë e nevojshme për t’u çlodhur fizikisht dhe mendërisht. Merrni kohë për të lehtësuar mendjen tuaj.

4. Gëzojuni gjërave të thjeshta

Image result for Enjoy the simple things

Qëndroni në gjëra që ju bëjnë të lumtur. Lodhja nuk sjell humor të mirë, veçanërisht nëse je i prirur të jesh edhe nervoz. Nëse ndiheni të lodhur, është për shkak se gjërat rreth jush nuk ju bëjnë të lumtur. Sillni pozitivitet në ditët tuaja, buzëqeshni.

5. Pushoni (Gjumi)

Gjumi është shumë i rëndësishëm për të luftuar lodhjen. Tregoni kujdes kur flini. Mos e bëni gjumin me ndërprerje, pasi lodhja mund t’ju shtohet edhe më shumë. Nëse nuk ju zë gjumi, vendosni një muzikë relaksuese, lexoni një libër, ose vendosni në dhomë bimë aromatike që stimulojnë  gjumin./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.