5 mënyra si ta harroni ishin tuaj, pas ndarjes
Dritare.net
1. Ndërprisni të gjithë kontaktet
Ky është një veprim shumë i rëndësishëm që ju duhet të ndërmerrni. Dashuria që ndjeni për ishin tuaj, do t’ju mbaje të lidhur nëse ju vazhdoni mbani numrin e celularit dhe jeni të lidhur në rrjete sociale. Gjeja më e mirë që ju duhet të bëni, sipas dritare.net, është të ndërprisni çdolloj kontakti me të. Kjo do ta bëjë më të thjeshtë punën tuaj për ta harruar.
2. Kërkoni ndihmë nga të tjetër
Pas një ndarje, ju ndodh të bëheni keq, pasi jeni gjithë kohës me ndjenjën e pikëllimit, fajësisë dhe vuajtjes. Ajo që juve ju nevojitet, është një person për të folur. Dritare.net ju sugjeron të shpreheni, pasi vetëm kështu ju do të ndiheni më mirë dhe personi me të cilin po diskutoni do t’ju japë disa këshilla për të rregulluar gjendjen tuaj emocionale.
3. Bëni një plan, që ta lini gjithmonë jashtë
Gjithmonë, kur diskutohet për ndarje, njëri partner kërkon tjetrin. Që ju të mos vuani pas ndarjes nga personi i gabuar, ju duhet të krijoni një plan që të evitoni përpjekjet e tjetrit për të hyrë në kontakt. Dritare.net ju sugjeron ta injoroni, nëse ia keni bërë të qartë që gjërat kanë marrë fund përfundimisht.
4. Kthejeni dhimbjen në diçka të bukur
Barra emocionale e ndarjes, ju bën të ndiheni të dëshpëruar dhe ngushëllimi i vetëm është ose krevati, ose një film në Netflix. Megjithatë, dritare.net do t’ju këshillonte të ndryshoni pak gjërat. Ju duhet t’i shihni gjërat me pozitivistet. Në vend që ju të rrini shtrirë, dilni në natyrë, vraponi, shkruani një poezi etj.
5. Kujtojani vetes tuaj sa vleni
Pas një ndarje, vetëvlerësimi bie në nivelet më të ulëta. Gjatë kësaj kohë të ndjeshme, dritare.net ju sugjeron të kujtoni sesa vleni dhe të gjithë karakteristikat e bukura që ju përcaktojnë. Kujtojini vetes kush jeni në të vërtetë dhe kjo do t’ju udhëheqë në çdo kohë me sfida./E.B-dritare.net