5 mënyra efikase, si të luftoni depresionin e dimrit
Dritare.net
Për fat të keq, nuk mund të kontrollojmë motin, por ne të dritare.net do ju tregojmë disa mënyra sesi mund t’i kaloni muajt e ftohtë të dimrit, me humor dhe lumturi.
Ndriçoni ambjentin rrethues
Drita ka një efekt madhor në trurin tuaj. Duke ndriçuar ambientin përreth, ju mund të ndiheni më mirë shpirtërisht. Ajo që ju mund të bëni është të hapni grilat, sepse është më mirë të zgjoheni me dritë natyrale sesa me artificiale. Të dilni shëtitje mëngjeseve dhe të merrni ajër të pastër. Apo të vendosni brenda dhome drita artificiale, të cilat ndikojnë në tru dhe përmirësojnë gjendjen emocionale
Lëvizni
Ushtrimet fizike dhe lëvizja e përditshme, lehtësojnë stresin dhe rrisin pozitivitetin, duke luftuar kështu depresionin e dimrit. Zgjidhje është edhe vetëm një shëtitje.
Mbani një dietë të shëndetshme
Ushqimi është një nga elementët që përmirëson cilësinë e jetës. Bëni zgjedhje të shëndetshme për të rritur energjitë tuaja dhe për të luftuar stresin e dimrit. Për shembull, dieta juaj duhet të jetë e pasur me fruta, zarzavate, proteina dhe yndyra të shëndetshme.
Menaxhoni stresin
Menaxhimi i stresit është një mënyrë e mirë për të mbajtur larg depresionin dhe për të përmirësuar gjendjen tuaj. Mënyra sesi mund të largoni stresin është duke medituar, duke dëgjuar muzikë, ose duke kaluar kohë me njerëzit tuaj të dashur.
Socializohuni
Kur nuk e ndjeni veten mirë nga ana emocionale në dimër, është e vështirë të bëhesh i shoqërueshëm. Por në vend që të qëndroni në shtëpi, dritare.net ju sugjeron të dilni dhe të krijon lidhje të reja me njerëz. Mbështetja sociale është e rëndësishme për shëndetin tuaj mendor./E.B-dritare.net