5 lajmet e rreme që pushtuan portalet këtë javë!
Dritare.net
Nuk kishte asnjë shkëndijë, përse u përhapën këto lajme, por ata u futën në listën e "fake news".
Ja cilët ishin ato:
Armina Mevlani ndahet nga Shkëlzen Berisha"
Ndonëse sapo deklaroi në një intervistë për planet e saj afatgjata në lidhje me dasmën apo ardhjen në jetë të një fëmije, ky lajm mori dhënë. Shkaku: disa shprehje të Arminës, të cilat i postoi për të këshilluar që gratë të ishin të pavarura nga burrat e tyre. Pasi situata u qetësua disi, çifti postoi një foto, ku dukeshin shumë të lumtur bashkë.
"Getoar Selimi ndahet nga Marina Vjollca"
E njëjta situatë sikurse e çiftit të lart përmendur, por me një shkak tjetër: ata kishin kohë që nuk postonin foto së bashku në rrjetet sociale.
Prishet miqësia e Anxhela Paristeri dhe Erik Lloshit
Në portale u përhap lajmi se miqësia mes dy këngëtarëve ka përfunduar, për shkak se Peristeri nuk mori pjesë në dasmën e mikut të saj. Anxhela e sqaroi menjëherë këtë situatë duke thënë se ishte shumë e angazhuar me punë dhe koncerte, ndërsa miqësia e tyre vazhdon si më parë.
Adelina Ismaili shtatzënë për herë të dytë
Mjaftoi një foto e Adelinës në istagram,postuar nga gazetari Eraldo Rexho, ku bluza i tregonte paska barkun e rrumbullakosur, për t'u përhapur me shpejtësi lajmi se ajo ishte shtatëzënë. Por këtë aludim e ka hedhur poshtë vetë Eraldo, ku i përgjigjet të gjithëve se kjo nuk është e vërtetë.
Fejohet MC Kresha
Nuk u mësua kurrë përse u përhap lajmi për fejesën e MC Kreshës, megjithatë në një prononcim për Anabel Magazinë, ai u shpreh se ishte në gjumë teksa mori vesh nga portalet se ishte fejuar.
Urojmë që javën e ardhshme dhe në vijim të kemi sa më pak lajme të tilla./L.F-dritare.net