5 gjëra të frikshme që sheqeri i bën shëndetit tuaj

Ju pëlqejnë ëmbëlsirat dhe pijet me gaz? Nëse po, ju do ndryshoni mendim pasi të lexoni këtë artikull të dritare.net, për efektet që ka sheqeri në shëndetin tuaj.

1. Sheqeri shkurton jetën

Ju mbase nuk e dini, por një karamele apo një gotë pije e gazuar, ndikon shumë në trupin tuaj. Konsumi ditor ka treguar rezultate jo të mira për shëndetin. Një studim në universitetin e Kalifornisë, zbulon se pirja e një kanaçe të gazuar ishte e barabartë me 4.6 vjet plakje qelizore. E njëjtë si pirja e duhanit. Kjo plakje qelizore lidhet me shkurtimin e jetës së një personi.

2. Sheqeri prek insulinën tuaj

Një nga efektet e menjëhershme të sheqerit në trup është lirimi i sa më shumë insulinës. Pijet me gaz janë një faktor shumë i keq në këtë aspekt. Sheqernat në pije absorbohen shumë shpejt, gjë që rezulton në rritje të shpejtë të glukozës në gjak dhe të insulinës.

3. Sheqeri shkakton diabet

Nëse keni shumë sheqer në gjak, mund të jeni tashmë në rrugën e diabetit. Rezistenca ndaj insulinës kërkon që pankreasi të prodhojë më shumë insulinë, meqë indet janë më të ndjeshme ndaj tij.  Me kalimin e kohës, pankreasi mund të lodhet  nga ky prodhim i tepërt dhe mos të jetë në gjendje të sekretojë insulinën adekuate. Kur ndodh kjo, zhvillohet diabeti i tipit 2.

LEXO DHE :  Monedha e huaj në rritje. Kursi zyrtar i këmbimit valutor!

4. Sheqeri ju bën të fitoni peshë

Trupi juaj ka nevojë për sheqer, njëra pjesë shkon për energji ndërsa pjesa tjetër ruhet si yndyrë. Marrëdhënia e sheqerit me shtimin e peshës ndikon në shëndetin tuaj. Një numër i madh studimesh, sheqernat e shtuara janë shoqëruar me shtim peshe.

5. Sheqeri mund t’ju lërë ende të uritur

Sheqeri nuk është i pasur me vlera ushqyese, dhe ju pas konsumimit të tij mund të ndjeheni sërish të uritur.  Një studim australian zbulon se konsumi i sheqerit, shoqërohet me paaftësinë për të kuptuar se jeni të ngopur. Kështu ju përfundoni duke ngrënë kalori./E.B-dritare.net

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.